Wednesday, March 12, 2008

Pse nje cmim per fotografine?

Sepse fotografia nuk synon te ndryshoje boten, por te ndryshoje domethenien e botes!

Kur merr persiper nje aksion qe mbeshtet artin dhe kulturen ne kohe si kjo jona, e gjithe perpjekja vjen si sipermarrje galopante, qe duket sikur injoron me “ironi te shendetshme” cdo veshtiresi jetike, qe vlerat estetike i ben episode ne “spektaklin” e nje shoqerie ne zhvillim .Por mjafton te lesh menjane ironine e pretenduar apriori dhe te besosh se cdo perpjekje vlen dhe, per aq kohe sa flasim, per kulture behet e nevojshme.
Ka disa forma reflektimi qe te kthejne vullnetshem tek vlera, qe te perfaqsojne kombetarisht. Edhe pse individualiteti i ushqyer, me mire se kudo ne lemin e artit, te shtyn me shume te perditesosh aksionet e tua me dinamiken e kohes, keto forma reflektimi jane realizime deshirash te sotme ne “formate kohore” te dikursheme.
Na kerkohet nje shqise e vecante, qe te arrijme te seleksionojme vlera, te cilat nuk e humbasin bashkohesine, dhe t’i njohim ato si hapin e pare ne rrugetimin, qe vendosim te ndjekim.
Kur keto vlera te verteta zbulohen pa u demtuar dhe tregohen pa u nenvleresuar, do te thote qe eshte bere dicka e mire.
Ne vitin e tij te pare, ne fillim te rruges se tij, Projekt 5.6 - iniciativa qe i dha rendesi mesimit te fotografise si art dhe vlere e shtuar ne performancen e shoqerise bashkekohore ne Shqiperi - planifikoi nje “projekt enderr”: Nje cmimin nderkombetar per fotografe te rinj.
Ne nje kohe kur po globalizohen intreresat dhe standartet, nje sipermarrje qe nis lokalisht per te sjelle dhe percjelle vlera nderkombetarisht, eshte e natyrshme dhe meriton vemendje.
Ka shume arsye qe te fokusohet vemendja te te rinjte: ata mund te bashkojne vlera shume domethenese, qe behen ure komunikimi e bashkejetese, qe kapercejne cdo kompleks izolimi dhe mungese e, ne kete rast, per ta bere kete do mjaftoje nje fotografi.
Nje koncept i hapur, qe kthen vemendjen e secilit ndaj historise dhe fakteve nepermjet nje kendveshtrimi personal, do te ‚ngrije’ ne fotografi pergjigje qe mund t’i vlejne kujtdo.
Koncepti kuratorial “Ruaje kete” eshte nje shtyse per te ndertuar nje dimension estetik per deshirat, endrrat, pasionet, realitetet e largeta dhe faktet e ekzistences se cdo subjekti e objekti.

Sot pas nje viti, ne kemi kenaqesine t’ju lajmerojme mbajtjen e edicionit te pare te
Cmimit nderkombetar te fotografise per te rinj, “SOTIRI”. Do te jete nje aktivitet, i cili kerkon te krijoje nje model te promovimit te vlerave te kultures bashkohore, duke u nisur nga tradita dhe trashegimia.
Ky eshte nje konkurs per fotografe te rinj nga vendi dhe e gjithe bota, qe do te konkurojne per te fituar cmimin “SOTIRI”, cmim qe nderon emrin e njerit prej fotografeve me me vlera te historise se fotografise shqiptare, i cili me punen e tij solli “dokumente estetike”, qe kapercenin dimensionin egzotik te fotografise shqiptare, qe asokohe tentonte thellesisht te perfiguronte traditen, folklorin dhe kostumologjine. Kristaq Sotiri(1883-1970) fotografoi qytetarine e vertete, me te gjithe vlerat qe ajo reflektonte, duke e kthyer punen e tij ne nje mision shume domethenes, qe nuk meriton te lihet ne harrese.
Cmimi “SOTIRI” eshte konceptuar si je aktivitet i pervitshem. Kete vit do te mbahet per here te pare, ne Korce dhe ne Tirane.
Ai do te ngrihet si nje ekspozite, rezultat i nje procesi seleksionimi te artisteve nga nje juri profesioniste, me me krye Eva Brunner Szabo, artiste dhe fotografe austriake.
Bashkengjtur ekspozites, nje panel diskutimi mbi artin bashkohor dhe fotografine do te tentoje te ctensionoje diskutimin hermetik per fotografine si nje ‘shkrepje, qe ecen me shume krah teknologjise se sa artit’.

Nje aktivitet “i fresket” qe do te kete nderin te jete i ftuar i Korces, per t’i kthyer vemendjen e merituar emrit te Sotirit dhe per te shijuar rilindjen estetike te qytetit, qe njohu me nga afer punen e tij.


Alketa Kurrizo

5 comments:

kolektiviza said...

"Ne nje kohe kur po globalizohen intreresat dhe standartet, nje sipermarrje qe nis lokalisht per te sjelle dhe percjelle vlera nderkombetarisht, eshte e natyrshme dhe meriton vemendje."

Alketa,

Interesat dhe standartet e kujt po globalizohen dhe per ke?
C'fare jane vlerat nderkombtare qe kerkon te percjell konkursi dhe aktiviteti rreth tij? Dhe per vemendje te kujt?

Pershendetje,

Kolektiviza

Unknown said...

Pershendetje, duke vleresuar interesimin tuaj ju falenderoj qe komentoni.Ne kolektiviza lexova nje koment per "kasolle fotografie" disa dite me pare qe me duket se vjen si i zakonshem ne shqiperine e "unit"me te forte ne bote. Ndersa kjo pyetje e stergjatur per interesat dhe vlerat me duket e bere nga nje qendrim si mbi re, dhe jo e shkujdesur nga ana intelektuale po e sforcuar deri tingellimin gjuhesor.Me duket pak me shume se abstarakte kjo situate duke qene se pyetjen e ben nje subjekt-objekt, dhe u dashka shume vemendje per te kthyer pergjigje ndaj nje forme te tille inteligjence.
Sot ato qe globalizohen jane qe nga aksionet normale te perditshme deri tek tentativat e zakoneshme VIP per te implementuar modele...

Vlere eshte fakti qe merret persiper te behte dicka qe nis realisht qe ketu dhe,
vemenndje u kerkohet te gjitheve sepse nuk ka arsye qe te ndalon ta besh kete per aq kohe sa je duke treguar nje reagim estetik qe mban me vete interesim real per te ndare ide dhe qendrime,deshire per ta hapur debat,dhe nevoje per te debatuar.
Faleminderit.

projekt56 said...

nje gje me ben pershtypje ne komentet e kolektivizes: eshte shume i guximshem kur 'kritikon' sepse eshte anonim.
kjo eshte mrekullia qe ofron internet: te lejon te rikrijosh identitetin tend.
megjithate me mire te besh dicka pozitive, edhe pse me gabime, sesa te 'kritikosh' te tjeret pa baza.
konkursi sotir eshte nje aktivitet kulturor me shume, jo kundershti per marubin. dhe ne kemi padiskutim aq shume nevoje per ta, te cdo lloji.
eleni

kolektiviza said...

qe te mos keqkuptohemi...
nuk po them qe nuk ka vlere puna dhe aktiviteti i projektit 5.6 apo qendres LINDART apo dhe konkursit Sotiri. Perkundrazi besoj qe eshte e domosdoshme dhe kritike per ate qe un kerkoj, pra nje skene e artit bashkohor ku multipliciteti i zerave e qendrimeve te ndryshme jane ne funksion te teresise. nderkohe qe me duket se fatkeqsisht e kunderta po ndodh...
un do te quaja vlere nje sipermarrje qe nuk con drejt fragmentimit dhe antagonizmit por drejte synergjise. kete nuk po e them duke ju pasur vetem ju dhe aktivitetin tuaj parasysh (pra mos e merrni si atak personal)por ne pergjithsi cdo lloj aktiviteti, qendre kulturore qe kane mbire neper Tirane qe operojne sikur jane ne vakum dhe prone personale e drejtorit apo grupit drejtues dhe sic e tha nje artiste e re Kovare - artistet trajtohen si publiku.

kaq per sot dhe do duhet te me falni per guximin dhe jo sepse ma lejon anonmiteti.

pershendejte

Anonymous said...

Pershendetje projekt 5.6
Mendoj se komentin:

alketa:
"Ndersa kjo pyetje e stergjatur per interesat dhe vlerat me duket e bere nga nje qendrim si mbi re, dhe jo e shkujdesur nga ana intelektuale po e sforcuar deri tingellimin gjuhesor"

Ta marresh qofte nga ana intelektuale, qofte nga ana gjuhesore e gramatike, pa folur per gabimet ortografike, eshte fjalia me e gjate e me pa kuptim qe kam lexuar ndonjehere. Te siguroj qe u mundova 20 minuta te kuptoj frazen, "e shkujdesur nga ana intelektuale po e sforcuar deri tingellimin gjuhesor"

Une ne fakt e hapa blogun per te marre vesh se per cfare behet fjale, kush eshte tema e konkursit. Alketa, te lutem mundohu ti e para te kuptosh se per cfare behet fjale, konvertoje ne fjali me kuptim njerezor, pastaj shkruaj, sepse dhe tek Projekt56, shikoj qe paske shkruajtur prape ti, nuk ka njeri ne bote te beje qofte edhe nje foto te vetme, me ate qe ke shkruar.

alketa:
"Histora eshte marreveshje dokumentesh."
"Fotografia do te vije si “justifikimi ideal “ qe kerkon te ktheje vemendje te historia, koha dhe hapesira, per te bashkuar shenja te se vertetes."
Kush i ka thene keto?
A mund te them une nje gje?
Historia eshte bashkeekzistenca pjesore e te teres, mbeshtetur ne dokumentimin unik e subjektiv, nga ana intelektuale e qenies dhe artistit, pa lene menjane veteizolimin ideor te konceptvizionimit.
Do mund te beje ti nje foto te vetme mbeshtetur ne fjaline time? ose te krijoje nje ide se si mund te ishte afersisht fotoja? ose ta kuptoje si fjali? Te siguroj qe une nuk e kam idene se cfare thashe, fare. Biles po te shikosh me kujdes kam shpikur dhe 2 fjale qe nuk ekzistonin deri me sot.

Te besh e te merresh me art, nuk domethene gjithmone te jesh unik dhe konceptual. Ndonjehere arti behet edhe nga njerez, qe nuk kane shume lidhje me filozofine, ose me politiken. Megjithse ka ca kohe qe arti shqiptar kopjon pjesen me pa lodhje te artit boteror, ka dhe njerez qe e marrin punen seriozisht. Ju lutem ti respektoni keta te fundit.

Suksese per projektin.