Monday, March 31, 2008

KUR e ndjeni se duhet te punoni???


Ndjese te gjitheve e sidomos Elianes, pasi humba kenaqesine e te qenurit ne workshopin e mrekullueshem, te pergatitur me kujdes nga Eleni e te tjeret prej kohesh..
Por AHH... Frymezimi…
Ai eshte fajtori sigurisht, por dhe parregullsia qe me karakterizon ne jete..Patjeter...
Pardje u zgjova i mbushur si jo rrallehere me ndjenjen e punes, kliku ishte ne gishtin tim. Dicka shqetesuese qe s’me linte te flija prej oresh..
Nje dite me pare kisha marre nje detyre te vogel sekrete nga nje kompani e fuqishme, 300 km larg, ne Kakome, ne brigjet e bregdetit Sarandiot…
U nisa, dhe harrova gjithcka, edhe shkollen e dashur..
U nisa i vetem ne makinen ku lidha si perhere iPodin tim te helmatisur plot me 80 giga mp3 si suport absolut shpirteror...
U nisa ne terr te nates, 03.30 AM, per te qene gati nje ore me pas afer Lushnjes, Fierit e me tej.. Zbardhja e agimit s mbaj mend se ku me gjeti, thjesht po kundroja nje peme kumbulle qe kishte celur lulet e saj te mrekullueshme..

154963 km. ne nisje.. Gjithnje kam ecur me kete ritem te shpejte…
Perhere perpara nje pune te mire qe ecen shpejt, e kam ndjere se “Une jam ne dicka! Tani eshte koha!”, etj etj...
Pa kete ngacmim qe piqet ne menyre te cuditshme, s’besoj se do te beja dot punen qe kam bere nder vite...

155265 km ne mberritje… Ne pothuaj 5 ore isha ne Sarande, ku ne plazhin e Kakome-s me priste me nje kumbore ne qafe, modeli im i ri, lopa Mumi, nje lope seksi bojkafe dhe aspak nazelie e cila pranoi te bashkepunonte me lehte sesa modelet qe nxjerr shpesh ketu e qe pertypin lloj lloj ankesash neper goje per pamjen e tyre..

Per te mos u zgjatur, lopa Mumi ishte nje surprize, por puna e vertete u krye shpejt dhe ne heshtje…
Me pas, dreken e mora nga nje mik, Iliri, qe gjate gjithe kohes me permendte me nostalgji kur shiti 65% te aksioneve qe dikur gezonte tek gazeta "Ekspres". Kohe te lodhshme por qe per nje 22 vjecar ne ate kohe kishin dozen e duhur te adrenalines per tu mbajtur mend...Sidomos ne nje gazete e cila s del me ne treg...

Jo te gjitheve i shkon vaj jeta, por dita ime besoj se pati dicka hyjnore ne te…

Pasi ktheva dy birra me mikun tim lokal Simo nje shqiptar bujk i pasuruar ne Korfuz, i cili me shpegoi me qef se sapo kishte blere disa toka aty, dhe priste nje zhvillim biznesi te vrullshem, u rinisa, per te sfiduar 600 km ne total te rruges se lodhshme ku vetem pluhuri dhe trafiku i pakuptueshem te shoqeron perkrah..
Mendimet e pandashme mi zhurmonte muzika...

Perseri ne ecje ra erresira…

Erdha ne Tirane... Ne te hyre te Unazes frenova bute, pasi pashe shkarazi ne kilometrazhin e makines;
155555!
Fillova te mendoj, se ishte nje forme komunikimi e makines me mua, me sa duket nuk kisha kenaqur vetem modelen bojekafe seksi, por edhe makinen e dashur, me 600 km te shpejta vetem ne 12 ore qe per oreksin e saj benzinor s jane hic gje..

Po ju te dashur studente, a i keni momentet e frymezimit te atilla qe te mund te ndjeni fort se kur duhet bere dicka? Te mundeni te braktisni e harroni cdo gje kur e ndjeni se duhet te fotografoni? Apo e merrni kenaqesine pas punes, pasi keni mbaruar gjithcka me fotot? Si funksionon per ju?

Bevis Fusha

Saturday, March 29, 2008

Meeting of the alumnis at Floga



From the left: Blerta, Mirel, Eleni, Brilanta, Sibel, Eliane.

Fiorela left early so she is not on the picture. Greetings to everyone of the class of 2007! Take care and hope to see you and your pictures somewhere in the future.
Eliane

Friday, March 28, 2008

Today at Projekt 5.6




Alketa, Erzen, Mira, with trainer Leon Çika

Thursday, March 27, 2008

FOTOGRAFIA “PORTRET FEMRE” E KRISTAQ SOTIRIT


(derguar per blogun tone nga Qerim Vrioni, studiues i fotografise)

Një portret interesant i fotografisë shqiptare të shekullit të kaluar, mendoj se është edhe “Portret femre” (1922) i fotografit të njohur korçar Kristaq Sotiri (1883-1970). Këtij i takon një vend i nderuar në artin e fotografisë shqiptare, sidomos në fushë të portretit. Brenda objektivit të aparatit të tij kanë nëpërkaluar imazhet e shumë njerëzve të qytetit të Korcës dhe krahinave përreth, të njohur e “me grada”, por edhe të panjohur, lypsarë e endacakë e, shpesh shumë dhëndurë e nuse të reja ditën e martesës. Të gjithëve, ai synonte t’u ndehte mbi letrën fotografike karakteristikat e tyre më jetësore psikologjike, intelektuale e morale. Këtë ai e ka arritur me sukses në numrin e madh të fotoportreteve të goditur të cilat janë “hipotekuar” si një pasuri e vyer në fondin e fotografisë shqiptare.
Këtë femër gjithë nur, Sotiri e ka fotografuar në vitin 1922, dy vjet pasi ishte kthyer në Korcë, në vendlindjen e tij, nga Amerika e largët. Në qytetin e origjinës, ai përshtati një pjesë të katit të parë të shtëpisë për atelie fotografike, duke krijuar kësisoj shumë të njohurën “Studio Sotiri” me gjurmë të thella jo vetëm në anën nostalgjike të bashkësisë korcare, por vecanërisht në lëm të fotografisë artistike të vendit. Kristaq Sotiri, punonte vazhdimisht, ngadalë e plot pasion dhe përdorte për fotografim zakonisht negativë xhami me përmasa 13x18 cm. Prej tyre imazhet “i hidhte” drejtpërdrejt në letrën fotografike, pa i kaluar nëpër zmadhues, duke arritur kështu edhe pastërti të lartë teknike
Fotografia “Portret femre” paraqet një vajzë qytetare, e cila pozon ulur në studion e Sotirit. Ajo qendron me trupin pothuaj ballas e me kokë të kthyer përanash nga e djathta. Duartë e vajzës janë përngrirë në foto në një gjendje tipike shplodhjeje a pritjeje, të bashkuara e mbi prehër. Femra, përgjithësisht, edhe këtu është e brishtë e, këtë Sotiri e shpreh, përvec të tjerave, me qendrimin e saj të paqtë, por edhe me katër të bardhat e shallit të pelushit, dy në krah dhe dy në gjymtyrët e poshtëm. Vetë sendi “pelush”( “i shtrirë” mbi letrën fotografike), krijon te truri i shikuesit të fotos, në mënyrë të pavetëdijshme, një ndërthurrje të vecantë optiko-ndjesore të butësisë, cka i shkon mjaft për shtat femrës. Ka të ngjarë që më parë ky send (pelushi fizik), të ketë vepruar po ashtu mbi nënvetdijen e fotografit dhe, ai me kënaqësi, e ka lënë mbi trupin e modeles sic ishte, madje edhe me një farë simetrie (kjo jo fortë e pëlqyshme nga fotografët).
Pas “përplasjes” së parë me foton, shikimi mbetet tek e bardha e kraharorit, mandej cek të bardhën mbi flokë, rrotullohet duke prekur katër të bardhat e pelushit e, dic më shumë qendron paskëtaj tek profili tërheqës e vecanërisht te lakorja e butë dhe e ëmbël e qafës. Linja e jashtëme grafike e fotoportretit është e thyer, por përsëri ajo nuk “indukton” ashpërsi, përkundrazi, këtë edhe në saje të përkuljes së lehtë të kokës së vajzës.
Sotiri punonte me filma bardhë e zi dhe i kushtonte rëndësi të dorës së parë ndricimit të objektit. Ai përdorte ndricimin e kombinuar, duke vepruar me disa burime drite për të krijuar hijet, kontrastet, tonet e gjysmë tonet, përherë në funksion të idesë së tij për cka po fotografonte. Ndricimi i vajzës në këtë foto, ashtu si zakonisht në punimet e Sotirit, paraqitet i gërshetuar dhe i butë, pra pa kontraste të forta. Artisti-fotograf përdor këtu disa burime drite, më i forti është ai nga e djathta e portretit e që ndricon pjesën ballore të figurës. Burim tjetër drite i gjetur mirë është dhe ai sipër modelit që “derdhet” mbi të duke krijuar argjendimin e këndshëm të flokëve mbi ballë. Sfondi i errët i fotos, i jep dorë artistit të pahtësojë sa më mirë pamjen e vajzës. Portreti përfaqëson mirë e bukur “femrën”, ndonëse nuk ve në dukje hire karakteristike të “gjysmës së botës”. Po ashtu, një shikues i thekur i fotografive mund të ngacmohet në fantazinë e tij, për ta përfytyruar vajzën, madje edhe duke ecur e folur.
Vajza e Sotirit, shpërfaq një vështrim të përqendruar e të natyrshëm, ndoshta sheh dicka që i ngroh shpirtin. Nga veshja e saj me shije krijohet përshtypja se kemi të bëjmë me një vajzë qyteti e nga ndonjë familje e kamur dhe, po ashtu na duket sikur është në pritje të ndonjë dickaje të gëzueshme. Gjithashtu, stolitë, gjerdani i gjatë, vathët dhe byzykyku, tregojnë se ajo ka sqimë të vecantë. Dy vijat e errëta, thuaj vertikale të gjerdanit të gjatë e përmirësojnë grafikisht pamjen e pjesës së sipërme te trupit. Si fotograf me shpirt e mendje artisti, Sotiri, ndonëse jo në moshë rinore, duke fotografuar, ka shkrirë kënaqësinë e profesionit (teknike e artistike) me ëndjen e soditjes së një femre kaq tërheqëse. Dhe, nga kjo ngjizje natyrshëm u krijua një fotoportret i tillë i këndshëm që të mbetet gjatë në sytë e mendjes.
“Portret femre” mund ta quajmë edhe si një përfaqësim simbolik të vajzës korcare të gjysmës së parë të shekullit të kaluar, hijeshia e së cilës ka nxitur krijimin e aq këngëve dhe serenatave për të. Ndoshta, kjo a ndonjë vërsnike e saj, ka frymëzuar djaloshin e dashuruar të qytetit të këndonte plot patos “O moj korcare sa e bukur je!”, e cila dëgjohet me nostalgji dhe kënaqësi edhe sot e gjithë ditës e jo vetëm në Korcë.
Një ekzemplar origjinal i dalë nga dora e mjeshtrit-artist dhe e ruajtur mirë nga familja e tij me përmasa 13x18 cm., është ekspozuar për herë të fundit në konkursin fotografik “Marubi 2003” (prill 2003) në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Aty publiku dashamir i fotografisë mundi të shihte edhe një pjesë të madhe të krijimtarisë së Kristaq Sotirit.
Duke vështruar thellë e ngeshëm fotografinë, mendojmë se ky “portret femre” ka forcë ndikuese për të “embëlsuar” a zbutur sadopak gjendjen shpirtërore të shikuesit të saj. E, kjo nuk është gjë e vogël, madje përbën një nga vlerat artistike të fotografisë në përgjithësi, por sidomos të portretit në vecanti.
Mund të themi se ky fotoportret përbën një poezi të ndier lirike kushtuar femrës e shkruar me gjuhën e artit të fotografisë.

Tuesday, March 25, 2008

take that picture now!

A lot of pictures were taken today at Projekt 5.6
At Leon Cika's class the task was getting to know the analoge camera, with some hands on practice if Leon gave the camera out of his hands that is. After so many years of being a photographer he is still so very passionate about taking pictures.

In the evening classes, Lori Polena thaugt studio photography. Everyone is not only a photographer but a model too! Think of what you can do with all this skills!

So take that picture now!







Monday, March 24, 2008

A rainy day in Tirana


Arrived in Tirana yesterday; gorgeous weather, a warm welcome.
Glad to be back and see everyone again.

Eastermonday doesn't seem to be a perfect day to go to school: Everyone missed it. Everyone!

Luckily Ryan Kellman passed by, (artist and presently on a Fulbright stipend) to talk about his possible engagement at Projekt 5.6
Nice to meet him and looking forward to seeing his work.

Eliane, moitor to Projekt 5.6

Saturday, March 22, 2008

I WILL ALWAYS LOVE YOU!


A e keni degjuar shpesh kete refren te dashur studente???
Si ka ndikuar ne jeten tuaj?
A eshte raporti i ndjenjes suaj ne nje marredhenie ne cift promotor ne fotografine tuaj?
Apo ndjenja e dashurise eshte dicka e paperzier ne punen tuaj, jashte marrdhenies se aparatit fotografik?

Bevis Fusha

Turma/ The crowd


Kam pasur shpesh rastin te gjendem ne situata te pazakonshme, mes turmave qe per arsye te ndryshme protestojne ne rruge...
Heren e fundit, i gjendur mes fatkeqeve qe humben shtepite e tyre nga shperthimi katastrofik e qe ne nje akt te pashprese kishin bllokuar rrugen Tirane-Durres pikerisht ne zonen e Vores, ne menyre te cuditshme pata pershtypjen se turma bertiste thjesht prej nesh, per te bere te mundur qe kameramanet e gjendur perballe tyre te kishin nje material cfaredo me te klithma ne forme proteste per lajmin kryesor...

Pata nje cast bllokimi, derisa Leon Cika, i cili po xhironte per agjencine Reuter, me terhoqi nga krahu duke me nxjerre nga ai batak.

Qe prej asaj dite kam dashur tju pyes te dashur studente per dicka qe e kam bluajtur perbrenda me nje lloj trishtimi;
Si mendoni, a ndikohet turma e njerezve protestues ne Shqiperi nga prania e medias perballe tyre?

Apo protesta e tyre eshte thjesht nje pasoje e nje reaksioni te meparshem i cili gjithesesi do te shprehet edhe pa median?

Po sikur keto protesta te gjendeshin pa asnje gazetar, a do te kishte turma te njejtin reagim ne protesten e saj?

Cili eshte opinioni juaj?

I have often had the chance to find myself in unusual events, in between crowds, that for different reasons protest in the streets…

Last time, had founded myself surrounded by these unlucky people who lost their homes, due to the terrible explosion and that in fact with a hopeless act had blocked the street Tirane-Durres, exactly at Vora’s area, I, in a weird way, had the feeling that the crowd was shouting cause of us, to make possible that these cameramen in front of them, could have a no matter material with yells as a sign of protest against the main news…

I got stuck for a moment, until Leon Cika, which was filming for “Reuter”, pulled me by the arm and took me away from that mess.

Since that day, I’ve been willing to ask you, dear students, about something that I have been reflecting on, in a bit of sadness;
What do u think, does the crowd, protesting in Albania, get influenced by the presence of media in front of them?

Or, is their protest just a product of their previous reaction which would be expressed even without the media?

If these protest happened and no journalist was around, would the crowd have the same reaction in it?

What is your opinion?
Bevis Fusha

Monday, March 17, 2008

Well

I hope you are all well,      and wish you another good week with photographie in tirana

gian 

Friday, March 14, 2008

Matchbox!


Today, it was a day off for all albanians, the first day of spring, but not for our school.
All the students were present, interested in learning new secrets about photography.
This class was guided professionally by our elegant trainer Lori Polena.
They started with a power point Pinhole presentation. An original pinhole camera made of a matchbox and a negative!

Later, they continued witht the presentation of the Darkroom, its materials and the rules of work which they have to follow there!At the end, there comes the pleasure of experimenting! Photos were printed by the students themselves!

Rozana Malo.

Thursday, March 13, 2008

Competitions

Hello all   

Watch this,    www.vfgonline.ch/p14003669.html

young photographie from swiss photographers, good for content ideas and picture language          

so long         gian

Wednesday, March 12, 2008

Forward this link.

Call for artists.
"Sotiri" international prize for young photogrphers at:
www.transartists.nl

Alketa.

Pse nje cmim per fotografine?

Sepse fotografia nuk synon te ndryshoje boten, por te ndryshoje domethenien e botes!

Kur merr persiper nje aksion qe mbeshtet artin dhe kulturen ne kohe si kjo jona, e gjithe perpjekja vjen si sipermarrje galopante, qe duket sikur injoron me “ironi te shendetshme” cdo veshtiresi jetike, qe vlerat estetike i ben episode ne “spektaklin” e nje shoqerie ne zhvillim .Por mjafton te lesh menjane ironine e pretenduar apriori dhe te besosh se cdo perpjekje vlen dhe, per aq kohe sa flasim, per kulture behet e nevojshme.
Ka disa forma reflektimi qe te kthejne vullnetshem tek vlera, qe te perfaqsojne kombetarisht. Edhe pse individualiteti i ushqyer, me mire se kudo ne lemin e artit, te shtyn me shume te perditesosh aksionet e tua me dinamiken e kohes, keto forma reflektimi jane realizime deshirash te sotme ne “formate kohore” te dikursheme.
Na kerkohet nje shqise e vecante, qe te arrijme te seleksionojme vlera, te cilat nuk e humbasin bashkohesine, dhe t’i njohim ato si hapin e pare ne rrugetimin, qe vendosim te ndjekim.
Kur keto vlera te verteta zbulohen pa u demtuar dhe tregohen pa u nenvleresuar, do te thote qe eshte bere dicka e mire.
Ne vitin e tij te pare, ne fillim te rruges se tij, Projekt 5.6 - iniciativa qe i dha rendesi mesimit te fotografise si art dhe vlere e shtuar ne performancen e shoqerise bashkekohore ne Shqiperi - planifikoi nje “projekt enderr”: Nje cmimin nderkombetar per fotografe te rinj.
Ne nje kohe kur po globalizohen intreresat dhe standartet, nje sipermarrje qe nis lokalisht per te sjelle dhe percjelle vlera nderkombetarisht, eshte e natyrshme dhe meriton vemendje.
Ka shume arsye qe te fokusohet vemendja te te rinjte: ata mund te bashkojne vlera shume domethenese, qe behen ure komunikimi e bashkejetese, qe kapercejne cdo kompleks izolimi dhe mungese e, ne kete rast, per ta bere kete do mjaftoje nje fotografi.
Nje koncept i hapur, qe kthen vemendjen e secilit ndaj historise dhe fakteve nepermjet nje kendveshtrimi personal, do te ‚ngrije’ ne fotografi pergjigje qe mund t’i vlejne kujtdo.
Koncepti kuratorial “Ruaje kete” eshte nje shtyse per te ndertuar nje dimension estetik per deshirat, endrrat, pasionet, realitetet e largeta dhe faktet e ekzistences se cdo subjekti e objekti.

Sot pas nje viti, ne kemi kenaqesine t’ju lajmerojme mbajtjen e edicionit te pare te
Cmimit nderkombetar te fotografise per te rinj, “SOTIRI”. Do te jete nje aktivitet, i cili kerkon te krijoje nje model te promovimit te vlerave te kultures bashkohore, duke u nisur nga tradita dhe trashegimia.
Ky eshte nje konkurs per fotografe te rinj nga vendi dhe e gjithe bota, qe do te konkurojne per te fituar cmimin “SOTIRI”, cmim qe nderon emrin e njerit prej fotografeve me me vlera te historise se fotografise shqiptare, i cili me punen e tij solli “dokumente estetike”, qe kapercenin dimensionin egzotik te fotografise shqiptare, qe asokohe tentonte thellesisht te perfiguronte traditen, folklorin dhe kostumologjine. Kristaq Sotiri(1883-1970) fotografoi qytetarine e vertete, me te gjithe vlerat qe ajo reflektonte, duke e kthyer punen e tij ne nje mision shume domethenes, qe nuk meriton te lihet ne harrese.
Cmimi “SOTIRI” eshte konceptuar si je aktivitet i pervitshem. Kete vit do te mbahet per here te pare, ne Korce dhe ne Tirane.
Ai do te ngrihet si nje ekspozite, rezultat i nje procesi seleksionimi te artisteve nga nje juri profesioniste, me me krye Eva Brunner Szabo, artiste dhe fotografe austriake.
Bashkengjtur ekspozites, nje panel diskutimi mbi artin bashkohor dhe fotografine do te tentoje te ctensionoje diskutimin hermetik per fotografine si nje ‘shkrepje, qe ecen me shume krah teknologjise se sa artit’.

Nje aktivitet “i fresket” qe do te kete nderin te jete i ftuar i Korces, per t’i kthyer vemendjen e merituar emrit te Sotirit dhe per te shijuar rilindjen estetike te qytetit, qe njohu me nga afer punen e tij.


Alketa Kurrizo

Arsyeja, nena e fotografise



Duke qene se te ne ende nuk jane institucionalizuar debatet mbi keto shqetesime qe kane profesionistet apo dashamiret e arteve, kultures, blog 5.6 ofron nje mundesi te mire per te zenvendesuar kete mangesi, dhe per te shkruar shqip mire, gje qe na mungon gjithashtu.
Qe prej disa kohesh jam e interesuar per fotografine si teori, si origjine dhe si mjet i aktivitetit bashkekohor. Eshte nje fakt qe sot fotografia eshte bere e arritshme per nje pjese te madhe te banoreve te tokes, dhe nje pjese edhe me e madhe kane pare apo lane nje fotografi si prone te tyre.
Po jane pak ata qe kerkojne te dine si lindi fotografia, si erdhi ajo ne Shqiperi, aktivitetin e fotografeve tane, c’eshte tregu i fotografise (pra edhe i artit) te ne, dhe cila eshte e ardhmja e fotografise ne shoqerine post industriale: shoqeria qe prodhon dhe shet ide.
Nje teoricien i fotografise thote se fotografia nuk synon te ndryshoje boten, fotografia synon te ndryshoje mendimin per boten.

Per te marre pjese ne postimin, qe Bevis Fusha shtron per diskutim, une do te thoja se e rendesishme eshte edhe te kuptohet roli i fotografise ne jeten tone, i cili nuk eshte i njejte me rolin e piktures dhe te skulptures, edhe kur fotografia eshte trajtuar si veper arti: sepse piktura dhe skulptura kane nevoje per shpjegimin e idese se perpunuar ne koken e artistit para se te hidhej me penel apo me dalte mbi materialet e ndryshme, duke ndryshuar perseri nen ndikimin e mjeshterise, ndjesise, etj.

Shpesh gjate leximeve mbi fotografine kam pyetur: pse fotografia u lind ne Evrope, nderkohe qe ligjet e optikes njiheshin 500 vjet para eres sone ne Kine, njiheshin ne Arabi ne shekullin e dhjete, po kombinimi i procesit optik, me ate kimik e mekanik u arrit vetem nga perjekjet dhe fantazia e evropianeve. Pse?
Pergjigja ime do te ishte: sepse kur zotat e lidhen Prometeun, nga qe u vodhi dijen (zjarrin e perendive) dhe u a fali njerezve, kur ata e denuan, duke e lidhur ne shkemb, qe te pendohej, ai nuk u dorezua, deri sa erdhi Herakliu dhe e cliroi. Keshtu lindi njohja e vullnetit te lire te njeriutdhe respekti per arsyen njerezore, pavaresisht nga vullneti i zotave.

Ndryshe nga kulturat e tjera, kultura evropiane e ka arsyen ne plan te pare, gje qe, per mendimin tim, e shtyu Charles-François Tiphaigne de la Roche ne nje liber te tij, ne filllim te 1700s, ta pershkruaj kete fiksim te imazhit mbi pelhure, dhe me pas ne 1800n Niepce dhe Daguerre te ‚kapnin' e fiksonin imazhin e pare.
A kam te drejte? A mos e perdorim pak arsyen dhe ndaj po ecim ngadale edhe ne procesin e krijimit te tregjeve te artit dhe te fotografise te ne, duke u dhene shkas disa sharlataneve (te me falin, po nuk gjeta fjale me te bute) te abuzojen me ‚fama te rreme’ me cmimet, shitjet, dhe te ushqejne jetegjatesine e nje sistemi te vjeter vlerash?

(P.S. Ne foto eshte dritarja nga Niepce beri 'retinen' e pare, si i quajti ai provat e para ne foto)

Eleni

Exhibition in Vienna.


One of our trainers Leonard Qylafi, in residency program at Kulturkontakt Austria.
http://www.kulturkontakt.or.at/
Exhibition at :
Gallerie ArtPoint
Universitatsstrase 5
1010 Wien.

Tuesday, March 11, 2008

Pjese e sistemit ?


Duke ndjekur nje jave intensive drekash dhe darkash me takime pune dhe miq te mi, kam pasur me teper kohe te mendohem dhe te reflektoj rreth fotove te mia dhe punes qe kam bere ne pergjithesi me fotografine keto kohet e fundit.
Dje ne mbremje pata nje takim tek ETC me fotografen Jutta Benzeberg ku shkembyem dhe diskutuam per punet tona te fundit, ajo me nje projekt te adoleshenteve te Tiranes ende te pambaruar dhe une me nje seri te fundit te fotove nga pavaresia e Kosoves ende te pa edituara…
Biseda mes nesh u rrotullua ne shume gjera si perhere, por me e rendesishmja e mbremjes ishte “sulmi” im ndaj punes se fundit teper interesante te Juttes per fotografi te cilat ajo i kish bere thjesht per veten e saj, pa interesin per ti ekspozuar diku, duke e mbrojtur kete me frazen; “i bej per qefin tim”
Ne fakt edhe “agresioni” im e kishte nje shkak…
Dy dite me pare kisha patur nje darke thuajse akademike me nje pronar shqiptar te nje muzeu/galerie private. Pronari pasionant i dashuruar me pikturen prej vitesh, teper i interesuar per pikturat, i blen ato me cmime relativisht te shtrenjta nga nje autor i perzgjedhur duke pritur kohen ne te cilen cmimet e tyre te ngrihen dhe te kapin vlera te paimagjinueshme, edhe nepermjet ankandeve qe galleria do te organizoje nder vite.
Pronari ishte teper i kenaqur qe kish ngritur nje system i cili do te shiste shtrenjte ne te ardhmen pikturat e blera sot edhe ne rast se ato s do te kishin piken e vleres si telajo te ngjyrosura
Pyetjet e mia mbeten pergjysem, unne isha i shqetesuar dhe kurioz persa i perkiste kritereve me te cilat muzeu e zgjedh pikturen apo autorin per ta bere pjese te fondit te tij. Si e ne c menyre?
…I ushqyer nder vite me nje vetbindje personale ne mendimin se piktura ka nje vlere paresore ne vetvete dhe pak do ta influenconte nje sistem i cili e shet apo e blen ate duke i rritur apo ulur vleren e tregut, fillova te lekundesha ne bindjet e mia e nisa te mendoj seriozisht dhe me keqardhje per fotografi te mia te cilat jane arkivuara ne kohe shpesh te pa para nga askush. Fillova te mendoja per to me keqardhje, si per fotografi te humbura, te parealizuara, e qe nuk do arrinin kurre te beheshin pjese e sistemit vizual kritik apo ekonomik te jetes se cdokujt duke mos I shtuar keshtu vleren edhe pse per mua do te mbeten teper te rendesishme.
Keshtu mbase, i stresuar dhe i sforcuar fillova te mendoja edhe une si pronari i muzeut teksa“sulmoja” Jutten e cila ne fund e mbylli me fjaline; Bevis, ne qofte se une do ti kisha thene keto fjale ty nje vit me pare, ti do te me kishe vrare…”

Por lekundjet e mia ende vazhdojne…

Do te doja te dija pergjigjet e juaja te dashur studente;
Mendoni se fotografia eshte nje dokument teper personal per te kenaqur vetveten, apo mendoni qe me fotografine tuaj duhet te jete e nevojshme te hyni ne system shoqeror duke e ndikuar ate… Pjese e sitemit apo pjese e arkivave personale?
Ke do te preferonit, te paren apo te dyten dhe pse? A mund te jete nje shkrirje e te dyjave dhe ne c forme? Ju personalisht si e motivoni fotografoni tuaj?


A part of the system?


Followed by an intensive week of lunch and dinner meetings, I had enough time to think and reflect on my photos and the work I have done in general lately.
Yesterday evening i had a meeting with the photographer Jutta Benzeberg, where we exchanged and discussed our last works, she with an unfinished project about the teen ages in Tirana and me with a serial of Kosovo Independence Day’s photos, still not edited…..
Our talk was interesting, but the most important subject was my “attack” against Jutta’s really interesting photographical work, which she had done only for herself, without any interest in exhibiting it, defending herself by saying “I do it for my pleasure”. In fact my “aggression” had its cause……
Two days ago I had an almost academic meeting with an Albanian owner of a private museum/ gallery.
This passionate owner, in love with painting since years ago, really interested in these art works, buys them with relatively high prices from an well known author, waiting for the time where their prices will get augmented and reach unimaginable values, also through the sales that the gallery will organize throughout years.
The owner was really satisfied of this system which would sell the paintings bought now days, expensively in the future, even if they wouldn’t have the minimum of the art value.
My questions were not fully answered, I was worried and curios about the criteria with which the museum selects the paintings or the author, making them parts of its funds. How they do it, in which way?
Being raised with a personal self belief that painting has its own primary values and would barely be influenced from a system that sells or buys it, I began questioning my beliefs and started thinking seriously and pitifully on my photos, which are archived in time, often not seen from anybody.
I started thinking pitifully on them as lost photos, artistically unfinished, and that would never become a part of the critical, visual or economical system of the life of everyone.
Stressed and mind contracted, I started thinking like the owner of the museum. Attacking Jutta like that, which at the end told me: “Bevis, if I would have told you these words one year before, you would have killed me…”

But my doubts still exist…..

I would like to know your answers my dear students:
Do you think that photography is a very personal document to satisfy yourself, or do you think that through photographing would be necessary to enter the social system by influencing it….?
Photography: a part of the system or a part of the personal archive? Which one would you prefer, the first or the second, and why? Can both be melted in one size? How do you personally motivate your photography?

Bevis Fusha

Albanie '08

Yes, it is the internet address below that will furnish with informationa about the exhibition.

http://www.albania08.org/

The association 'LES SALAISONS', you can find it at 25 avenue Président Wilson 93230 Romainville (Paris-France).

And if could not be at this moment in Paris , why not to take the chance and see the exhibition when it will be shown at Marseille, in collaboration with association LABOMOTRICE, based there.

It is so wonderful to see how young artists and activists work together and organize expos and debates about differences in cultures of Europe, leaving apart prejudices and racism, building peace and communication.
It is so cool to be young today, and artist ! It is a pity I was young times ago ! But I am still an artist !

Eleni

Monday, March 10, 2008

Photo exhibition at Salaisons gallery, Paris


To everyone who will be in Paris at April 04, 2008:

Don’t forget to go and visit a photo exhibition of four young Albanian photographers freshly graduated from Projekt 5.6, titled: Albania ’08.

You will see nice photo projects made by Sibel Pipa, Blerta Kambo, Brilanta Kadillari and Mirel Myftaraj.

In June the exhibition will be shown in Marseille, France, thanks to Aurelie Veyron, artist and one of the managers of Salaisons gallery.

Here above is a photo detail of the project by Blerta Kambo: Foreign Albania.

Pinhole.

Today, it was a creative sunny day for the Pinhole hours.
Under the stuctural, practical and easy guidance of trainer Leon Cika, the students tried under the sun to photograph in the classical way! The way of a box with a small hole on the top..., where the light enters naturally to stamp unrepeatable moments. Giving values to the simple ways that things can be done, sometimes we just forget to do that.... A Pinhole!
Rozana Malo.

Saturday, March 8, 2008

News from the "Pinhole Society"





 The students again worked with there pinhole camera, with leon and some of the students  started there modell career in front of the camera, look at the fancy "tripod"

Last Years Class Dinner



Yesterday evening some, but not all students of the classes from the first year of Projekt 5.6 meet for a nice little dinner at the floga restaurant, our (gian and eliane) favorite  place to eat in tirana. We had a nice conversations, looked to a lot of photos and just had a good time

Friday, March 7, 2008

a photo by sotiri

I forgot to attach the photo earlier, here it is now.

Hard Work




Sometimes its Hard Work to manage a school, here you see some of our trainers discussing the digital workflow for the students,  the trainer have meetings  every month to find the best way to teach there students.

Gian

International competition SOTIRI

I hope you 've heard about international competition for young photogrpahers, Sotiri, after the name of well known albanian photographer of the beginning of 20th century Kristaq Sotiri from the city of Korca.

We invite you, all the young photographers from albania and the owrld (from 20 to 35 years old) to apply. Get all information at www.projekt56.com

We are waiting to see you at the city of serenades: Korca !
(enjoy a photo made by Sotiri, sent to me by Q. Vrioni)

eleni

Pinholes from Thuesday




Here some nice Pinhole Pictures made from Eva and Lida last Thuesday made with Leons professional Advice 
nice!    Gian

Evening Classes in the Lab






Twice a week there is an evenig class with Lori Polena, last Thursday they where in the Black and White Lab, and tried Photograms and Chemograms, the students produced nice pictures and liked to work in the relativ (only red) Dark, here some pictures.
Gian Vaitl

First Day of the new class



The first Day from the new Class of Projekt 5.6 was on Monday, Leon Cika the well known albanien Fotografer held us the first Lessons in Photo Theorie and History, in his poetic Words even Theorie was interessting to lissen to. 

Gian Vaitl Swiss Consultant Projekt 5.6


blog start

Hello to all abanian photographers!Here we start with our new blog about our first albanian contemporary photography school, in Tirana.Here you will find news and pictures about everything that will ocurr in our school and activities.In addition to our website http://www.projekt56.com/.You are welcome to comment and sugesst us new contemporary ideas.