Sunday, February 15, 2009


Duke parë kalimthi nga porta e hyrjes sallën e Galerisë së Arteve ku qëndronin të ekspozuara disa foto të fotografit Ivo Pervan më erdhi ndërmend kjo foto e bërë në korrik të 2007 të cilën unë e kam arkivuar në një cep të Macintosh- it tim si të pavlerë me shpresën se një ditë do ta gjeja arsyen për të parë qartë nëpërmjet saj…

Sot teksa e rishoh në të njëjtin folder, mu rishfaq për të disatën herë pikëpyetja e pashmangshme mbi natyrën e kësaj fotoje të cilën dua ta ndaj me ju të dashur studente;

“Cfarë vlerash ka fotografia e peisazhit natyror dhe ku qëndron bukuria apo vlera e imazheve të tilla për ne humanët”?

Do të doja të dëgjoja përgjigjet tuaja! Faleminderit

Foto; Varkat, Durrës, Korrik 2007 © Bevis Fusha / Anzenberger

Saturday, February 14, 2009

World Press Photo 2009 / Cmimi i "Fotos se Shtypit Boteror 2009


U zgjodh ne Amsterdam, fotoja fituese e konkursit te pervitshem te World Press Photo. Fituesi Anthony Suau, u perzgjodh mes 96,268 imazhesh sjelle nga 5.508 fotografe nga e gjithe bota. Fotografi Suau, fitoi po ashtu cmimin e dyte ne kategorine e historise "Jeta e Perditshme" me nje foto histori per temen e krizes ekonomike qe ka prekur Ameriken ne 2008. Kjo foto e marre ne Mars 2008, teksa ishte duke punuar nje histori fotografike per revisten "Time" tregon nje oficer policie i cili kontrollon nese qera-marresit e kane braktisur shtepine ne afatin e percaktuar per arsye te mos pageses se saj. Fotoja u perzgjodh per shkak te impaktit te saj simbolik qe ka ne ditet e sotme tek cdokush nga ne si nje imazh qe ne pamje te pare te kujton luften por qe eshte thjesht nje moment i zakonshem dhe trondites ne ditet tona dhe ne te ardhmen e cdokujt.

Foto; Anthony Suau, USA, per "Time"

Saturday, February 7, 2009

IVO PERVAN ne Shkollen Shqiptare te Fotografise PROJEKT 5.6











Ishte nje nder i madh per ne si staf i Projekt 5.6 por edhe per profesionistet e fotografise te kishim ne Foto Bar fotografin kroat Ivo Pervan. Pas nje ekspozite te interesante ne te cilen kishte shume pjesemarres, zoti Pervan pati nje diskutim me te afert me koleget e tij fotografe ne galerine e Projekt 5.6, ne te cilen u projektuan edhe disa DVD me pune te ketij autori.
Per te gjithe ata qe nuk ishin, shijoni keto fotografi.

Wednesday, February 4, 2009

FOTOBAR me fotografin kroat IVO PERVAN - te shtunen 7 shkurt ora 18:00


PERSHENDETJE
Sic ju kemi premtuar per aktivitete te ndryshme. Ja ku jemi ketu serish duke ju ftuar te merrni pjese ne fotobarin:

Takim me fotografin kroat IVO PERVAN.

Takimi eshte diten e shtune, ne daten 7 shkurt 2009 Ora 18:00



PROJEKT 5.6 request the pleasure of your
PHOTO BAR
Meeting with the photographer
saturday, 7 of February
six o'clock in the evening.

Monday, February 2, 2009

DIPLOMA 2008 - 2009 / Ekspozita - The exhibition








Pershendetje serish. Per ata qe nuk ishin, keto jane disa nga fotografite e bera diten e shtune me rastin e hapjes se ekspozites me punet e diplomes se 10 studenteve tane. Se shpejti do te gjeni punet e tyre ne galerine tone.