Wednesday, March 12, 2008

Arsyeja, nena e fotografise



Duke qene se te ne ende nuk jane institucionalizuar debatet mbi keto shqetesime qe kane profesionistet apo dashamiret e arteve, kultures, blog 5.6 ofron nje mundesi te mire per te zenvendesuar kete mangesi, dhe per te shkruar shqip mire, gje qe na mungon gjithashtu.
Qe prej disa kohesh jam e interesuar per fotografine si teori, si origjine dhe si mjet i aktivitetit bashkekohor. Eshte nje fakt qe sot fotografia eshte bere e arritshme per nje pjese te madhe te banoreve te tokes, dhe nje pjese edhe me e madhe kane pare apo lane nje fotografi si prone te tyre.
Po jane pak ata qe kerkojne te dine si lindi fotografia, si erdhi ajo ne Shqiperi, aktivitetin e fotografeve tane, c’eshte tregu i fotografise (pra edhe i artit) te ne, dhe cila eshte e ardhmja e fotografise ne shoqerine post industriale: shoqeria qe prodhon dhe shet ide.
Nje teoricien i fotografise thote se fotografia nuk synon te ndryshoje boten, fotografia synon te ndryshoje mendimin per boten.

Per te marre pjese ne postimin, qe Bevis Fusha shtron per diskutim, une do te thoja se e rendesishme eshte edhe te kuptohet roli i fotografise ne jeten tone, i cili nuk eshte i njejte me rolin e piktures dhe te skulptures, edhe kur fotografia eshte trajtuar si veper arti: sepse piktura dhe skulptura kane nevoje per shpjegimin e idese se perpunuar ne koken e artistit para se te hidhej me penel apo me dalte mbi materialet e ndryshme, duke ndryshuar perseri nen ndikimin e mjeshterise, ndjesise, etj.

Shpesh gjate leximeve mbi fotografine kam pyetur: pse fotografia u lind ne Evrope, nderkohe qe ligjet e optikes njiheshin 500 vjet para eres sone ne Kine, njiheshin ne Arabi ne shekullin e dhjete, po kombinimi i procesit optik, me ate kimik e mekanik u arrit vetem nga perjekjet dhe fantazia e evropianeve. Pse?
Pergjigja ime do te ishte: sepse kur zotat e lidhen Prometeun, nga qe u vodhi dijen (zjarrin e perendive) dhe u a fali njerezve, kur ata e denuan, duke e lidhur ne shkemb, qe te pendohej, ai nuk u dorezua, deri sa erdhi Herakliu dhe e cliroi. Keshtu lindi njohja e vullnetit te lire te njeriutdhe respekti per arsyen njerezore, pavaresisht nga vullneti i zotave.

Ndryshe nga kulturat e tjera, kultura evropiane e ka arsyen ne plan te pare, gje qe, per mendimin tim, e shtyu Charles-François Tiphaigne de la Roche ne nje liber te tij, ne filllim te 1700s, ta pershkruaj kete fiksim te imazhit mbi pelhure, dhe me pas ne 1800n Niepce dhe Daguerre te ‚kapnin' e fiksonin imazhin e pare.
A kam te drejte? A mos e perdorim pak arsyen dhe ndaj po ecim ngadale edhe ne procesin e krijimit te tregjeve te artit dhe te fotografise te ne, duke u dhene shkas disa sharlataneve (te me falin, po nuk gjeta fjale me te bute) te abuzojen me ‚fama te rreme’ me cmimet, shitjet, dhe te ushqejne jetegjatesine e nje sistemi te vjeter vlerash?

(P.S. Ne foto eshte dritarja nga Niepce beri 'retinen' e pare, si i quajti ai provat e para ne foto)

Eleni

7 comments:

kolektiviza said...

"Ndryshe nga kulturat e tjera, kultura evropiane e ka arsyen ne plan te pare..."

Eleni pyetja jote se perse lindi fotografia ne Europe kur ligjet e optikes shume mire njiheshin dhe ne Lindje eshte me vend. Por pyetjen, ashtu si dhe pergjigjen, e ngre nga nje qendrim dhe pozicion Euro-qenderor. Ti nuk kerkon arsye pse qysh e tek ne e Europe e jo tjeterkund, por vec te perforcosh ate qe ti apriori e ke pranuar qe Europa qendron me "larte," me e advancuar, dhe progresive se Lindja per shkak te "arsyes": sikur kjo e fundit te jete prone dhe vecori e Europes. Duke e konsideruar keshtu ceshtjen ti s'ben asgje tjeter pervecse ushqen nje sistem te vjeter vlerash.

Ti flet per abuzimin e cmimeve nga sharlatanet me "fame te rreme" dhe pyetja ime qendron - Si, nese po, kerkon cmimi Sotiri te krijoj vlera te reja dhe mos abuzohet me te sic eshte abuzuar me cmime te tjera te ngjashme?
E gjithe skena e artit bashkohor ne Shqiperi eshte e ngritur mbi cmime, mbi konkurse pa fund qe japin cmime pa vlere. Keto cmime vec sa krijojne nje lloj fllucke sapuni qe te jep pershtypjen qe skena e artit shqiptar eshte e qendrueshme, ne mos ne rritje e siper ne dicka konkrete dhe vet-ushqyese, por jo.
Ajo qe duhet zhvilluar ne vend nuk eshte nje sistem cmimesh e konkursesh por nje levizje artistike vendase qe vet-krijohet dhe vet-ushqehet ne nje fare pavarsie nga tregu i amabasadave e fondacioneve te huaja qe sot jan neser s'jan me parate dhe deshiren e madhe te tyre per artin ne Shqiperi.

projekt56 said...

Pershendetje, kolektiviza dhe falemnderit per komentin.

ne fokt, po ta lexoni me kujdes ate qe une shkruaj, nuk thuhet 'qe Europa qendron me "larte," me e advancuar, dhe progresive se Lindja per shkak te "arsyes"', thuhet thjesht se evropa mbeshtetet mbi arsyen, duke u nisur nga miti i prometeut. nuk eshte faji im qe ky mit lindi ne evrope.
do ishte me mire qe te komentohen vetem fjalet e mija dhe jo ato qe ju nenkuptoni.
e dyta, une e shtroj si nje ceshtje per diskutim, si nje pyetje, per te cilen une kerkoj pergjigje, dhe jo si nje bindje timen.
per aq sa une di nga historia e artit, mund te them se artistet evropiane kane ditur te perfitojne nga kulturat e tjera, dhe kjo sepse evropa si kontinent ka qene me agresiv dhe ekspansionist, dhe perseri nuk eshte faji im per kete. pjesa me e madhe e botes ka qene koloni e shteteve evropiane; pse u dashka percaktuar fakti historik si ushqimi nga ana ime e nje sistemi te vjeter vlerash?

te vjetrit kane thene :sic transit gloria mundi ! dikur ishte egjipti, pastaj erdhi greqia, roma, e keshtu me rradhe, deri sa sot ndjehet rritja e fuqive te lindjes.

sa per pjesen tjeter te komentit, me vjen mjaft mire qe e shtron, sepse do te ishte nje mrekulli te mbeshtetej kultura shqiptare nga shteti shqiptar, pra nga ministria e kultures, po ja qe ljo ministri as qe do t'ja dije per levizjet e reja, dhe eshte bere shkak qe te artiste te rinj shqiptare te jetojne e t'u japin lavdi arteve te vendeve te tjera. sepse keta vende diten te ndertoj e strategji pas viteve '90 per te terhequr kete kontigjent artistesh, sepse burimet e artit te tyre po shteronin. ndaj e ushqyen me artiste nga vendet e lindjes, duke u dhene atyre mbeshtetje financiare e morale.
cmimet e konkurset jane te dobishme per artin tone, sepse vetem duke u perballur me konkurecen mund te mesosh se ne cfare niveli je, sidomos sot kur bota eshte bere shume e vogel dhe intensiteti i informacionit shume i madh. mendoj se kjo qe ne bejme eshte pikerisht ajo qe ju thoni: ushqimi i nje levizjeje artistike vendase, e cila i bashkengjitet levizjeve te tjera, qe jane te vogla e ndoshta nuk njihen te gjitha, po jane, per kete jam e bindur. po qe ajo te mund te vete-ushqehet duhet kohe, sepse niveli ekonomik i vendit tone ende nuk eshte i tille sa te kemi burse arti, fondacione arti, donacione e ligje qe mbeshtesin donacionet per artin, etj. le te jemi me racionale!
sa per pavaresine nga 'ambasadat', zor se do ta kemi ndonjehere...

eleni

kolektiviza said...

Nese nje nga pikat kryesore te mitit te Prometeut eshte frustrimi dhe pashpresa e arsyes dhe drejtesise perballe fuqise dhe forces (Kratos dhe Bia), ironikisht ka qene dhe eshte kjo “arsyeja” e Europes, e perfituar dhe trashguar fale prejardhjes se saj nga mitologjia, demokracia dhe llogjika Greqise antike, raison d’etre e fuqise dhe forces imperialiste dhe kolonizuese te saj ne kohe. Diskursi i arsyes dhe se vertetes eshte mbi te gjitha nje diskurs fuqie. Diskursi Eurocentrik projekton nje trajektor linear te histories duke u nisur ne Greqine klasike (e konstruktuar si “puro” “Perendimore” dhe “demokratike” e bere keshtu Europen si unike qysh ne ngjizje) vazhdon ne imperialismin dhe kolonizimin e pjeses tjeter te botes e perfundon ne globalizimin e universalizmin e vlerave Europiane. Eurocentrizmi perveteson prodhimet materiale dhe kulturore te jo-Europianeve duke mohuar keshtu dhe arritjet e atyre dhe pervetesimin qe ka bere vete, dhe rikonsoliduar sensin e vetes duke glorifikuar anthropophagy (kanibalizmin) kulturor te vetes. Per ta lidhur kete diskurs me fenomenin qe permend dhe ti:

"artiste te rinj shqiptare te jetojne e t'u japin lavdi arteve te vendeve te tjera. sepse keta vende diten te ndertoj e strategji pas viteve '90 per te terhequr kete kontigjent artistesh, sepse burimet e artit te tyre po shteronin. ndaj e ushqyen me artiste nga vendet e lindjes, duke u dhene atyre mbeshtetje financiare e morale."

Europa dhe Perendimi ndan formen nga perfomuesi, i shnderron ne influenca, i sjell keto influenca ne qender, dhe le burimin e tyre jasht ne margjinalitet, dhe uron veten per te qenit kosmonopolit. Eshte brenda per brenda ketij diskursi Eurocentrik ku gjendet arti bashkohor Shqiptar. Si ne vend, si jashte saj artistet shqiptare (ne rezidenca e ekspozita si punetore sezonale) jane ne funksion te rritjes se kapitalit kulturor te Europes dhe Amerikes, pra dhe fondet qe derdhen per zhvillimin e artit ne vend nga ambasadat e fondacionet pa fund jane ne te miren e tyre dhe aspak per benefit te skenes lokale.

Patjeter kjo e gjitha s’ a si te jet as faji yt e as i imi, perderisa ne Shqiptaret kemi qene te kolonizuar dhe jo kolonizues, dhe me kot mundohemi te nxjerrim mitologjine greke si ne fakt shqiptare (eshte munduar dhe Egjipti Afrikan po hegjemonia s’te le te ngresh koke).
Vertet pavarsine s'do ta kemi kurre- nese kjo ekziston, sigurisht.

Toni Milaqi said...

ne rradhe te pare pershendes konceptin e aktivitetit "sotiri".

sikurse duhet pershendetur, dhe duhet inkurajuar cdo percapje e re per nje kendveshtrim te ndryshem te realitetit, dhe per te rrokur pulsin e shoqerise ku zhvillohet.

shpresoj qe " sotiri", te ndjeke nje politike me dyert te hapura ndaj vlerave; duke u shkeputur nga realiteti tejet "i semure" i qarqeve dhe lobeve te kuratoreve dhe artisteve shqiptare.

nuk mund te akuzosh dicka qe s'ka lindur akoma. s'eshte llogjike.

keta zera te kundert qe degjoj ketu, nuk i kam degjuar te denoncojne "llumin" e arteve figurative shqiptare keto vitet e fundit; porse te krehin bishtat e "gjeneraleve" ideollogjik te galerise kombetare, apo te instituteve me vlera te dyshimta qe kane mbytyr realitetin shqiptar.

sa per debatin mbi metropolet, metropolet luajne rol ne tregjet dhe bursat komerciale te artit. arti i vertete mund te behet edhe ne xhungel( ashtu sic e beri sezan dhe gogen).

arti i vertete s'ka nevoje per metropolet( ashtu sic nuk kishte nevoje goja per mbreterit e spanjes).
per metropolet dhe hegjemonine e tyre ka nevoje "star system"; sistemi i sotem i vlerave, qe ne me te shumten e rasteve s'ka te bej me vlera te mirefillta artistike.....

uroj suksese per aktivitetit "sotiri"!

kolektiviza said...

"arti i vertete mund te behet edhe ne xhungel( ashtu sic e beri sezan dhe gogen)."

sipas teje arti i vertete eshte prone dhe veti e Europianeve qe mund ta bejne ate si ne metropolet e Europes dhe Amerikes si ne xhunglen e Tahitit. Vlerat e verteta qenkan te ketyre te fundit dhe asesi te ndonje artisti Tahitian apo Algjerian apo ...
jo per cudi ti s'mund te na sillje emrin e ndonje artisti jo-europian per te vertetuar artin e vertete dhe vlerat e tij. por solle pikerisht ato dy emra te modernizmit qe u ushqyen me primitivizmin e vendeve te kolonizuara dhe bene pikerisht ate qe thash me siper: e pervetesuan duke mohuar kontributin e ketyre kulturave art e bote.ne fakt ky eshte provincializmi Europian. Po c'te te them un ty, ti kto emra i ke idhuj eshte e kote te ti demaskoj e te tregoj jo-origjinalitetin dhe kanibalizmin e tyre. Se do duhej qe ti te pranoje qe ai modernizmi aq i dashur i Europes ne fakt nuk i perket asaj e shume gjera te tjera.

Toni Milaqi said...

"...por solle pikerisht ato dy emra te modernizmit qe u ushqyen me primitivizmin e vendeve te kolonizuara ..."

eshte i cuditshem, dhe teper meskin "te mallkuarit" e "bletes", qe mledh nektarin neper lule per t'a transformuar ne mjalt.


emra si ata qe permenda nuk luftuan per fonde monetare, apo nuk vodhen muzete etnografik te vendeve primitive. u magjepsen pas shoqerive primitive, duke evidentuar vlerat e atyre cilivizimeve, sado barbare. "i ndricuan", i hodhen drite, dhe njekohesisht u ndricuan.

te mohosh arritjet e padiskutueshme te artit evropian pergjate historise, eshte te pakten don kishoteske.

me kujton cmiren, ziline, dhe vrerin e njerezve te deshtuar "si artist", per cdo shfaqje te natyrshme, apo per cdo shprehje te sinqerte te artit te mirefillte.

projekt56 said...

miremengjes,
dhe ju betohem qe eshte nje mengjes mjaft aktiv, fale korrespondencave tuaja virtuale.
Ju falenderoj. Nuk kemi qene ne zyre keto dite, sepse po mbledhim fonde qe te mund terealizojme ne parametra sa me te mire eksitivitetin, panelin e diskutimit. sepse ekspzita nuk eshte thjesht te renditesh fotot ne muret e nje galerie, po edhe te shkembesh mendime e te besh debat.
per kete kemi menduar te kete panel diskutimi dhe te ftohen edhe gazetare te kultures, qe te njihen me aktivitetin, me mendimet, me veprat, me risite ne produkt e ne mendim.
kjo ben pjese ne strategjine tone qe aktiviteti te mbeshtettet kryesisht ne ddashamiret vendsa.
Ka qene e shkelqyer Bshkia e Korces dhe kryetari Qeleshi, i cili i eshte perkushtuar rindertimit te kultures korcare dhe rigjallerimit te jetes kulturore, dhe na mbeshteti nje pjese te madhe me kenaqesi.
Sikur te kishim me shume politikane, guvernatore e bisnesmene te tille ne shiqperi, do kisht e me shume edukim, kulture e me pak arrogance, dhune, fyerje.

Me vjne mire qe diskutohen te gjitha keto mendime te hedhura prej meje, apo te tjereve te p56, po ndoshta nje dite do t'ju ftojme mn Fotobaret, qe organizojme cdo fund muaji per te dikutuar per fotografine, para nje filmi mi nje autor nderkombetar apo shqiptar, dhe me nje gote vere ne dore.

Do ishit te ftuar me kenaqesi, edhe pse mund te ruani id tuaja.

Me respekt,. Eleni