Monday, December 15, 2008

Kjo Eshte Bota Juaj !

Kam vite që nuk dërgoj kartolina, bile as nuk marr... Kam vite qe kam humbur cdo lloj emocioni ne letërkëmbime apo zarfa postalë te kësaj natyre.
Kur Soela më kerkoi si pjesë e kolegëve për të ndihmuar në zgjedhjen e kartolinës më të bukur dërguar nga ju, vendosa të shkruaj dicka për më tepër; meqe ajo e bën rrallë këtë, vendosa të hedh ketu dicka përpara se sa të fle...

Gjithë këtë javë jam përpjekur të sjell forcërisht ndërmend se kur mund të ketë qenë hera e fundit që kam nisur një kartolinë.. Dhe nuk sjell dot asgjë ndërmend... Bile forcërisht po përpiqem të gjej kuptimin se cfarë është një kartolinë, dhe KUR; një imazh fotografik mund të perdoret për një kartolinë ???
Sigurisht tek këto pergjigje mbetem i pagojë, dhe sidomos tani, 03.18 AM, thellësisht i përgjumur.. POR ... me kërshërine më të madhe per tju degjuar ju....
Dhe ju keni folur me imazhet tuaja, të cilat i kam ndjekur pa gjetur ende një përgjigje !

A mund të jetë vallë kartolinë ; Një qen anonim? Një memorje personale e stinës verore ? Një abstraksion koloristik? Apo rrugë të humbura në Europë? Nje adoleshente e panjohur ??

Cfarë është vallë nje kartolinë ??!!! Cfarë percjell? Cfare sjell? Cfarë dërgon?

POR, pa i hyre filozofisë e cila nuk ju pëlqen....Studentë te dashur, ju e dini që unë pres më tepër,
Ornela, Blerta, Brilanta, te tjerë, të gjithë ju... studente te shkollës apo dashamirës...

Synimi ynë nuk është thjesht e vetëm të gjejmë nje foto te bukur, as të nisim një urim.. por tju vëmë të MENDONI, të LEVIZNI, të KAPERCENI përtej ballkonit të shtepisë, të FOTOGRAFONI, të percillni më tepër se sa një foto e bukur, më tepër se një mesazh, te "ngrini" nje domethënie aty, të përjetëshme... Të ndërthurni simbolikën njerëzore në një ........

Kush nga ju di ti japë nje kuptim jo vetëm vizual por edhe verbal mesazhit tim të humbur?????

Kush nga ju e bën më mire ne keto ditë qe kanë mbetur?

Bevis Fusha

13 comments:

projekt56 said...

Great, Bevis!!!!!!!!!!
Ke te drejte , i dashur mik !!!!!!!!!!!!!!

brilantakadillari said...

Per mendimin tim, c'do lloj fotografie mund te jete nje kartoline me vete. Nuk ka rendesi gjykimi i asnjeres nga menyrat e kendveshtrimit te gjithesecili. C'do gje varet...! Nga publiku,nga artistet,nga fotografet,nga shkrimtaret,etj etj Un mendoj qe kartolina mund te jete nje fotografi qe nuk permban vetem nje ide, pra nuk eshte unike por duhet te jete universale dhe pse jo te perbeje nje psikologji sipas deshires te gjithsecilit. Ne qofte se nje kartoline do i kerkohej nje tekst apo je shpjegim autorit, une mendoj qe do ishte pa vend per vete faktin qe karakteri i kartolines duhet te jete shume i hapur dhe te kete vend qe te gjithe te diskutojene dhe te thojne mendimin e tyre se c’fare shohin nga nje X kartoline. Jo thjesht te thone qe:-mua nuk me pelqen kjo fotografi ne kete kartoline por te mesojne te nxjerin dicka nga ajo qe nuk ka asgje. Kjo do e bente me interesante kartolinen artistike,dhe do bente qe njerezit te mendonin me gjate per vazhdimesine me te suksesshme te kartolinave.

Brilanta Kadillari

Disblerta said...

Bevis, e pranoj, u have a point there...ne pjesen e dyte te shkrimit, por duke u rikthyer ne pjesen e pare...thjesht e njejta gje vlen edhe per mua...kartolina s'me ka terhequr ndonjehere, fotot nuk i dergova dhe as nuk insinuova qe dikush duhet t'i shihte ne funksionin qe ka zakonisht nje kartoline...supozova qe konkursi qe i hapur per (ish) studentet e shkolles p56 dhe dergova disa foto, kaq :)
gjithsesi, t lexosh shkrimet e keshillat e my favourite albanian photographer eshte gjithnje nice! :D

Blerta Kambo

Unknown said...

Pershendetje prof.Bevis. nje kartoline eshte thjesht nje nga format qe ekzistojne per te uruar dike, Dhe une personalisht kam kohe, qe ne femijerine time, qe s`kam derguar me kartolina.
Por dikush mund te uroje dhe zgjedh me ane te nje kartoline te te uroje. Nje urim i kendshem bashkengjitur dhe nje imazh i kendshem, eshte e vecante dhe kaq.
ju uroj gjithe te mirat. nga Ornela

Unknown said...

Nuk e di ne me takon te le koment ne kete blog, pasi nuk jam eksperte e fotografise, por thjesht u intrigova nga persiatja e Bevisit dhe i bera vetes sime te njejten pyetje.
Dhe une mund te them qe i perkas brezit te kartolina-derguesve. Kam qene dhe une pjese e marrise kolektive qe per vit te ri te shkruaje te njeten kartoline me pamje nga thethi apo nga turizmi i sarandes shoqes se bankes apo dhe komshies/ut ne deren ngjitur. madje qellonte qe ne kembim te merrje te njejten pamje por me nenshkrim tjeter.
njehere mendova te dal nga rutina dhe thashe te zgjedh dicka ndryshe duke blere nje kartoline me porterete (komike) njerzish te moshuar pa dhembe apo me sy te buhavitur dhe ia dhashe ate tim eti, duke menduar se me ne fund e prisha rregullin e pamjeve te ngurta, te ftohta dhe te palevizshme. shume shpejt e kuptova qe kisha gabuar! mesazhi qe im ate mori nepermjet atyre portreteve qe komplet i kundert nga ai qe me kish dhene mua. E pra, per mua nje kartoline eshte nje mesazher pamor qe duhet te sjelle atmosfere dhe te trazoje marresin. Thjesht, duhet te jete ajo pamja e ngurtesuar qe te mos vjeterohet gjer sa te mberrije ne destinacion. Duhet ta dije qe ka konkurrente te forte dhe mesazhi, mesazhi qe duhet te permbaje duhet te beje qe, pervec emrit te personit, asgje tjeter te mos kete me rendesi.

eni said...
This comment has been removed by the author.
eni said...

pershendetje miq..me pelqeka projekti.une per vete nuk kam qene fanse e madhe kartolinash por me terhiqte ai zarfi dhe ndjesia e kersherise qe kisha kur e merrja nje leter apo kartoline:)
me pelqen ideja qe shtjelloni ketu.me entuziasmon idea e krijimit te nje fotografie , apo me sakte e kapercimit te disa kufinjve te ditur perte krijuar diçka te re.
pergezime.
vetem per studentat e shkolles eshte hap ky? :)

projekt56 said...

Me vjen mire qe ka kaq diskutime. Ne fakt kartolina perdore shume sot, edhe me nje koment apo thjesht me nje vizatim te vogel apo nje shenje miqesie. eshte thjeshte nje mesazh njerezor, ndonjehere mjafton ajo qe thote izabela, nje emer.

Do ishte shume bukur sikur me shume te mernin pjese me fotot apo mesazhet e tyre.

Eni mos ngurro te marresh pjese, per ne do ishte kenaqesi, edhe pse nuk je studente.

Projekt 5.6

eni said...

flm ja po mendohem ca dhe te shof se çfare mund te nis;)

eni said...
This comment has been removed by the author.
projekt56 said...

Eni, dergoji me email: info@projekt56.com, se nuk hapen. Projekt 5.6

eni said...

dakort

belle_fleur said...

Pershendetje!

Me pelqen tema qe keni hapur per diskutim. Personalisht, jam nga ata njerez qe cdo vit kam nisur kartolina per miqte dhe te dashurit e mi. Eshte nje njdesi shume e mire. Them, keshtu per vete sepse duke qene edhe larg nga vendlindja, me duket se nepermjet nje urimi mundohem te jem sa me afer tyre, por ne nje fare menyre largoj edhe zbrazetine time.

p.s. edhe une si Eni, do kisha deshire te merrja pjese nese eshte e mundur. Ju faleminderit paraprakisht.