Saturday, February 14, 2009
World Press Photo 2009 / Cmimi i "Fotos se Shtypit Boteror 2009
U zgjodh ne Amsterdam, fotoja fituese e konkursit te pervitshem te World Press Photo. Fituesi Anthony Suau, u perzgjodh mes 96,268 imazhesh sjelle nga 5.508 fotografe nga e gjithe bota. Fotografi Suau, fitoi po ashtu cmimin e dyte ne kategorine e historise "Jeta e Perditshme" me nje foto histori per temen e krizes ekonomike qe ka prekur Ameriken ne 2008. Kjo foto e marre ne Mars 2008, teksa ishte duke punuar nje histori fotografike per revisten "Time" tregon nje oficer policie i cili kontrollon nese qera-marresit e kane braktisur shtepine ne afatin e percaktuar per arsye te mos pageses se saj. Fotoja u perzgjodh per shkak te impaktit te saj simbolik qe ka ne ditet e sotme tek cdokush nga ne si nje imazh qe ne pamje te pare te kujton luften por qe eshte thjesht nje moment i zakonshem dhe trondites ne ditet tona dhe ne te ardhmen e cdokujt.
Foto; Anthony Suau, USA, per "Time"
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
2 comments:
Shume foto interesante, por krahasuar me te tjerat, sipas mendimit tim, ndoshta jo me e arrira si material fotografik.Une mendoj se mbi te gjitha ka qene tema e cila e ka bere kete foto fituese. Gjithsesi, fituesit jane gjithmone subjektive.
Oki doki,
Foto e bukur ndonese mund te jete e ngjizur. Policet punojne gjithmone dyshe, vetmia e ketij polici me ben te dyshoj.
Gjithsesi ...
Post a Comment