Sunday, February 15, 2009
Duke parë kalimthi nga porta e hyrjes sallën e Galerisë së Arteve ku qëndronin të ekspozuara disa foto të fotografit Ivo Pervan më erdhi ndërmend kjo foto e bërë në korrik të 2007 të cilën unë e kam arkivuar në një cep të Macintosh- it tim si të pavlerë me shpresën se një ditë do ta gjeja arsyen për të parë qartë nëpërmjet saj…
Sot teksa e rishoh në të njëjtin folder, mu rishfaq për të disatën herë pikëpyetja e pashmangshme mbi natyrën e kësaj fotoje të cilën dua ta ndaj me ju të dashur studente;
“Cfarë vlerash ka fotografia e peisazhit natyror dhe ku qëndron bukuria apo vlera e imazheve të tilla për ne humanët”?
Do të doja të dëgjoja përgjigjet tuaja! Faleminderit
Foto; Varkat, Durrës, Korrik 2007 © Bevis Fusha / Anzenberger
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
4 comments:
Kur jemi te vegjel mundohemi te mbyllim ne boten tone te gjitha thesaret te cilave u japim kuptim te madherishem. Mund te jene thjeshte ca guralece te marre buze lumit, apo nje cope pelhure qe mban eren e nenes, ajo nuk eshte e rendesishme. E vetmja gje e rendesishme eshte te fusim ne kete kuti gjerat qe na ngjallin ndjenjat me te forta, qe i perkasin nje gjeje me te madhe se ne. Ne menyre analoge mund te jete kjo fotografia. Mbyllim ne nje cast, ne nje fotogram, ndjenjen e forte qe perjetojme teksa shohim nje pejsazh natyror. Mbyllim ne nje kuti nje dhurate qe na e kane bere dikush me i madh.
thjesht fakti qe nuk e ke fshire nga cepi jote,dicka ka.mbase duhet rikthyer prap ne ate moment kur eshte shkrepur imazhi,pse eshte shkrepur?ndonjehre njeriu ka nevoje per sensasione te thjeshta pa hyre shume ne labirintet e arsyes,pa e vrare shume mendjen pse ,qysh, tek etj....... dhe ndoshta pertacia per te mos e vrare trurin,per ta lene natyren te hyje brenda nesh pa konflikte e bene ate ...te bukur...
shume e vertete, une. ndonjehere duhet vepruar edhe thjeshte duke iu pergjigjur instiktit, qe nuk genjen.
jo gjithmone duhet emnduar cdo gje gjate e gjate. edhe tik-u i castit te sjell ne nje udhe te re. kjo nga eksperienca e shume artisteve te medhenj.
njeriu ka nevoje dhe per ata caste te bukura e te thjeshta, qe te zbuse nje jete plot rregulla e konflikte e fotoreportazhe per plehra e dhune.
kjo varke e bevisit per mua flet me shume se mjaft prej fotoreportazheve te tij, qe ndoshta ndikohen prej pageses se porositesve.
mos ki frike nga gjerat e thjeshta bevo, se edhe ajo vjollca e vogel qe cel e para ne debore, mezi shihet po eshte lule per koken e lules e ka aq arome sa gjithe lulet qe shiten te nentkatshet.
ciao, lolipop
Kjo foto eshte gjeniale. shum pergezime.
Post a Comment