Wednesday, April 23, 2008

World Press Photo 2008 Awards Days/ Cmimet e “Fotos se Shtypit Boteror” 2008


Kete fundjave, cmimet e fotove me te mira te shtypit boteror do te prezantohen si per cdo vit ne Amsterdam, Hollande nga fondacioni World Press Photo

Do te jete nje fundjave intensive e aktiviteteve qe ben ky fondacion unik i cili i ka dhene jete vazhdimisht  reportazhit me te mire nder vite. 

Do tju sugjeroja absolutisht studenteve (sidomos punonjesve te ATSH) te shikojne nje prezantim i cili behet per here te pare live nepermjet internetit, te fotografit anglez Martin Parr, qe kete fundjave do te beje prezantimin e tij quajtur "Photobiography" ku do te flase per karrieren e tij fotografike dhe si ka evoluar skena fotografike ne keto 35 vite. 
Po ashtu Martin Parr do te hedhe drite edhe per rendesine e dokumentimit fotografik te botes ne nje forme te re, e te vecante. 

Prezantimi do te jepet kete te Shtune, 26 Prill, ora 15.00 ne linkun e meposhtem te internetit.

Per kater vajzat e shkolles qe ndodhen ne ekspoziten e Parisit, nqs se kane mundesi kohore, te marrin trenin e te mos humbin ceremonite e cmimeve e prezantimin e Martin Parr , si fotografi me i vecante i Magnum Photos, me mbi 30 albume te botuara. 
Po ashtu me interes eshte edhe party-in gjigande mbremjen e te dieles 27 Prill ne Amsterdam. 

Fjetja sigurohet ne dhomen time. 

Bevis Fusha 
 
http://worldpressphoto.kanaal11.tv/ 



No comments: