Saturday, January 16, 2010

FotoBar sot dt 16.01.2010 ne ora 6:00 mbasdite / FotoBar tonight at 6:pm




Ju presim te gjitheve sot mbasdite ne ora 6:00. Mos mungoni.

1 comment:

projekt56 said...

Te dashur Miq,
Ky takim ne fillim pati qellimin per t’i treguar njeri tjetrit fotografite, qe ne te gjithe beme ne momentin e nderrimit te viteve. Po fatkeqesia qe ndodhi ne zonen e Shkodres ngjalli nje ndjenje te bukur solidariteti, dhe aktivitetit iu shtuan edhe fotografite qe shume prej jush derguan ne ndihme te banoreve te demtuar nga permbytjet. Ne i kemi pergatitur te gjitha fotot per nje projektim, qe ju po i shihni sonte. Ndersa fotografite e derguara per te ndihmuar banoret e permbytur te Shkodres jane printuar ne formen e kartolinave dhe secili prej jush, secili prej nesh, eshte i ftuar te bleje nje me çmimin 500 leke te reja.
Te gjithe keto leke do te dorezohen ne nje nga llogarite bankare te hapura per kete qellim. Ne ju falenderojme sepse na bete te ndjehemi krenare dhe ta duam fotografine edhe me shume. Te gjitha keto fotografi do na kujtojne gjithnje kete solidaritet qe nuk na mungon, mjafton qe dikush te marre nisme per ta gjalleruar. Stafi i Projekt 5.6 ju falenderon te gjitheve qe keni ardhur sonte ketu. Falenderojme te gjithe ata shqiptare nga Shqiperia, Maqedonia, Kosova, apo vende te tjera, po edhe miq te huaj, qe kane derguar fotografite e tyre ne kete aktivitet. Jemi krenare qe ju kemi miq, sepse nuk na bashkon vetem fotografia po edhe qytetaria shqiptare.
Ju falemnderit.