Saturday, September 20, 2008

Imazh autentik



Ne 12 shtator kanali televiziv gjerman 3sat transmetoi dokumentarin kushtuar familjes se fotografeve Marubi ne Shqiperi, realizuar bashke me grupin e studenteve te Projekt 5.6. Vizitoni kete link per me shume inforamcion ne gjermanisht;

Here the link for a short text plus some pictures about the film in
3Sat TV channel:
http://www.3sat.de/3sat.php?http://www.3sat.de/kulturzeit/tips/126142/index.html

Një projekt zvicerian mbështet fotografët e brezit të ri, në Shqipëri
Në malësitë e padepërtueshme të Shqipërisë, njerëzit jetojnë akoma sipas zakoneve të vjetra. Së pari, të izoluar përgjatë regjimit stalinist e së dyti, rrethuar nga malet, këta njerëz, tani po i afrohen ngadalë kohës sonë.
Drejt kësaj rruge është nisur edhe fotografi zvicerian Gian Vailt: Ai drejton një kurs për fotografë shqiptarë dhe udhëton me ta drejt krahinës së Shkodrës për tek Fototeka Marubi. ‘Projekt 5.6” është deri tani, e vetmja shkollë fotografie në Shqipëri.
Në fokus të këtij ekskursioni mësimor gjenden fotografitë e Pjetër Marubit dhe pasardhësve të tij. Brilanta Kadillari është 22 vjeçe. Ajo dëshiron të jetë nga të parat fotografe profesioniste që do të fitojë të ardhurat jetësore me anë të fotografisë. Fotografitë e Marubit dhe të pasardhësve të tij nuk i përshtateshin sistemit komunist të asaj kohe. Koleksioni Marubi u shpronësua dhe u mbajt i kyçur për vite të tëra.

Arkivi Marubi, një trashëgimi e kulturës botërore
Sot, kjo fototekë ndodhet në një oborr të pasëm të një pallati, megjithëse vazhdon t’i përkasë trashëgimisë së kulturës botërore. “Gjatë kohës së komunizmit, këtu, fotografia ra në gjumë”, thotë fotografi Gian Vailt. “Ndaj mendoj se studentët tanë kanë mundësinë të jenë pionerë në këtë krahinë’. Përkundrazi, studentët njihnin kohë më parë prejardhjen e fotografisë shqiptare.
Fototeka Marubi drejtohet nga një bashkëpunëtore e vjetër e nipit të Marubit: Gegë Marubi, i cili vdiq më 1984. “Në kohën e Pjetër Marubit këtu zotëronte një atmosphere konservatorizmi fanatik”, thotë Semiha Osmani, drejtoreshë e fototekës Marubi. “ Por shkodranët kishin shumë dëshirë të fotografoheshin. Marubi i merrte ata në studio dhe improvizonte me ta fotografi të ndryshme. Me ato fotografi ai theu tabu të kohës së tij”. Marubi ishte tepër i kujdesshëm me portretet e realizuara, kur fotografonte gra myslimane pa perçe, edhe kur ai nisej të thyente tabu.
Marubët dolën jashtë ateliesë së tyre dhe fotografuan jetën e vërtetë. Djali i adoptuar i Marubit, Keli, ishte anëtar i lëvizjes patriotike “Rilindja” , e cila luftonte për një Shqipëri të pavarur nga perandoria osmane. Kjo nuk përkonte me imazhin historik të stalinizmit në atë kohë. Kështu që, diktatori Enver Hoxha, bëri të mundur retushimin e disa fotografive.

Një çerek milioni negativësh, ruhen në arkiv prej më shumë se 100 vjetësh. Vajza e Marubit të fundit ndihmon në dixhitalizimin e tyre. Ndërsa negativët në xham trajtohen nga specialistë. Por për këtë punë nuk ka pagesë. Si në kohët e Marubit, Shqipëria gjendet sërish në transformim. Sot Shqipëria është një shoqëri demokratike dhe ka nevojë për fotografë të pavarur, të cilët do të prodhojnë imazhe autentike të tokës shqiptare ashtu si edhe të botës - fotografë si Brilanta Kadillari. “Më pëlqejnë shumë punët e Marubit - sidomos portretet”, kështu thotë fotografja e brezit të ri. “Ato janë autentike, edhe megjithëse të realizuara kohë më parë, stili i tyre mbetet gjithmonë aktual.
Pasardhësit e Marubit
Grupi i fotografëve udhëton thellë drejt malësisë veriore, drejt Oroshit. Fshati i vogël i Oroshit ka qenë një rezidencë e klanit të fuqishëm të Gjonmarkajve, ku edhe sot mund të udhëtohet vetëm në këmbë. Fotografët e rinj duan të realizojnë portrete të pasardhësve të këtij klani e të zbulojnë fotografi të Marubit, të humbura nëpër male. Dhe me të vërtetë: Gjokë Gjonmarkaj sjell disa fotografi Marubi, të parardhësve të tij. “Mendoj se kjo foto është realizuar më 1928”, shprehet Gjokë Gjonmarkaj. “Kjo këtu është nëna ime dhe vëllai i saj, xhaxhai im. Është një kujtim për pasardhësit e saj. Marubi ishte fotografi më i njohur në Shqipëri dhe jashtë saj. Sepse tek ne nuk kishte më të mire. Po pa diskutim edhe sot tek ai do të drejtohesha.”


Gian Vaitl
“Ne po perpiqemi t’u japim fotografëve të rinj, pajisjet e duhura për një karrierë profesionale si në art, reportazh, shtyp, apo gjithkund”, thotë fotografi Gian Vailt. “Dua të tregoj anën autentike e njëkohësisht tradicionale të Shqipërisë”, thotë fotografja e re, Brilanta Kadillari. Mendoj , se kështu do të hap një faqe të re, të fotografisë shqiptare. Për mua, kjo është shumë herë më argëtuese se sa fotografia e modës, të cilën njerëzit e kanë përzemër aq shumë.” Brilanta Kadillari dhe shokët e saj studentë janë brezi i parë që do të skicojnë një imazh të ri të Shqipërisë - nga jashtë, por ndoshta edhe më e rëndësishme, brenda saj. Pas dekadash kolektivizimi të detyruar dhe mungese individualiteti, fotografitë e tyre janë thyerje tabush dhe elementë të rëndësishëm në rrugën drejt një shoqërie, pluraliste, demokratike. Sepse ata, si kurse Marubëtt, bëjnë të qartë se Shqipëria është një komb i mëvetësishëm, me anë të historive, traditave dhe fytyrave të saj të ndryshme.

No comments: