
Ndjese te gjitheve e sidomos Elianes, pasi humba kenaqesine e te qenurit ne workshopin e mrekullueshem, te pergatitur me kujdes nga Eleni e te tjeret prej kohesh..
Por AHH... Frymezimi…
Ai eshte fajtori sigurisht, por dhe parregullsia qe me karakterizon ne jete..Patjeter...
Pardje u zgjova i mbushur si jo rrallehere me ndjenjen e punes, kliku ishte ne gishtin tim. Dicka shqetesuese qe s’me linte te flija prej oresh..
Nje dite me pare kisha marre nje detyre te vogel sekrete nga nje kompani e fuqishme, 300 km larg, ne Kakome, ne brigjet e bregdetit Sarandiot…
U nisa, dhe harrova gjithcka, edhe shkollen e dashur..
U nisa i vetem ne makinen ku lidha si perhere iPodin tim te helmatisur plot me 80 giga mp3 si suport absolut shpirteror...
U nisa ne terr te nates, 03.30 AM, per te qene gati nje ore me pas afer Lushnjes, Fierit e me tej.. Zbardhja e agimit s mbaj mend se ku me gjeti, thjesht po kundroja nje peme kumbulle qe kishte celur lulet e saj te mrekullueshme..
154963 km. ne nisje.. Gjithnje kam ecur me kete ritem te shpejte…
Perhere perpara nje pune te mire qe ecen shpejt, e kam ndjere se “Une jam ne dicka! Tani eshte koha!”, etj etj...
Pa kete ngacmim qe piqet ne menyre te cuditshme, s’besoj se do te beja dot punen qe kam bere nder vite...
155265 km ne mberritje… Ne pothuaj 5 ore isha ne Sarande, ku ne plazhin e Kakome-s me priste me nje kumbore ne qafe, modeli im i ri, lopa Mumi, nje lope seksi bojkafe dhe aspak nazelie e cila pranoi te bashkepunonte me lehte sesa modelet qe nxjerr shpesh ketu e qe pertypin lloj lloj ankesash neper goje per pamjen e tyre..
Per te mos u zgjatur, lopa Mumi ishte nje surprize, por puna e vertete u krye shpejt dhe ne heshtje…
Me pas, dreken e mora nga nje mik, Iliri, qe gjate gjithe kohes me permendte me nostalgji kur shiti 65% te aksioneve qe dikur gezonte tek gazeta "Ekspres". Kohe te lodhshme por qe per nje 22 vjecar ne ate kohe kishin dozen e duhur te adrenalines per tu mbajtur mend...Sidomos ne nje gazete e cila s del me ne treg...
Jo te gjitheve i shkon vaj jeta, por dita ime besoj se pati dicka hyjnore ne te…
Pasi ktheva dy birra me mikun tim lokal Simo nje shqiptar bujk i pasuruar ne Korfuz, i cili me shpegoi me qef se sapo kishte blere disa toka aty, dhe priste nje zhvillim biznesi te vrullshem, u rinisa, per te sfiduar 600 km ne total te rruges se lodhshme ku vetem pluhuri dhe trafiku i pakuptueshem te shoqeron perkrah..
Mendimet e pandashme mi zhurmonte muzika...
Perseri ne ecje ra erresira…
Erdha ne Tirane... Ne te hyre te Unazes frenova bute, pasi pashe shkarazi ne kilometrazhin e makines;
155555!
Fillova te mendoj, se ishte nje forme komunikimi e makines me mua, me sa duket nuk kisha kenaqur vetem modelen bojekafe seksi, por edhe makinen e dashur, me 600 km te shpejta vetem ne 12 ore qe per oreksin e saj benzinor s jane hic gje..
Po ju te dashur studente, a i keni momentet e frymezimit te atilla qe te mund te ndjeni fort se kur duhet bere dicka? Te mundeni te braktisni e harroni cdo gje kur e ndjeni se duhet te fotografoni? Apo e merrni kenaqesine pas punes, pasi keni mbaruar gjithcka me fotot? Si funksionon per ju?
Bevis Fusha