Tuesday, December 23, 2008

And the winner is ... Ornela Muka


Te nderuar pjesemarres dhe vizitore te konkursit tone te kartolines.Ju falenderojme shume per pjesemarrjen tuaj ne blogun tone si me komentet dhe me fotografite qe keni sjelle. Stafi yne e vlereson shume kete gje. Per ne eshte shume e rendesishme qe nje fotografi te behet objekt debatesh, te diskutohet dhe te hidhen mendime te reja mbi te. Ky ka qene dhe nje prej qellimeve pse ne e vendosem kete konkurs nepermjet blogut tone. Nje falenderim i vecante shkon per Sibel Pipa, Brilanta Kadillari, Arian Vyshka, Blerta Kambo, Eni Turkeshi sepse ishin ata qe guxuan te vendosnin nen komentet e publikut fotografite e tyre. Dhe kjo nuk eshte pak.
Data e shpalljes se fituesit u shty pak pasi pame se kishim prurje te reja dhe keshtu qe menduam te limin dhe pak kohe per komentet perkatese.
Fotografia fituese eshte ajo e realizuar nga studentja jone Ornela Muka. Vajza ne Orosh eshte fotografia e cila eshte votuar dhe komentuar me shume prej jush, por qe i bashkengjitet edhe opinionit te stafit tone pasi eshte nje fotografi e cila percjell tek publiku pak arome Shqiperie.
Na vizitoni here pas here pasi ne do te kemi evenimente te reja per ju.
Ju falenderojme te gjithe per kohen dhe pjesemarrjen.

Monday, December 22, 2008

Konkursi / The competition




Eni Turkeshi, eshte nje admiruese e blogut tone. Ajo ka nisur disa fotografi per te marre pjese ne konkursin e kartolines. Lini komentin tuaj per fotografite qe ju pelqejne.

Saturday, December 20, 2008



Nje propozim i ri per kartolinen e fundvitit realizuar nga studentja Ornela Muka. Nje vajze nga Oroshi, me veshje popullore te krahines se saj.

Monday, December 15, 2008

Kjo Eshte Bota Juaj !

Kam vite që nuk dërgoj kartolina, bile as nuk marr... Kam vite qe kam humbur cdo lloj emocioni ne letërkëmbime apo zarfa postalë te kësaj natyre.
Kur Soela më kerkoi si pjesë e kolegëve për të ndihmuar në zgjedhjen e kartolinës më të bukur dërguar nga ju, vendosa të shkruaj dicka për më tepër; meqe ajo e bën rrallë këtë, vendosa të hedh ketu dicka përpara se sa të fle...

Gjithë këtë javë jam përpjekur të sjell forcërisht ndërmend se kur mund të ketë qenë hera e fundit që kam nisur një kartolinë.. Dhe nuk sjell dot asgjë ndërmend... Bile forcërisht po përpiqem të gjej kuptimin se cfarë është një kartolinë, dhe KUR; një imazh fotografik mund të perdoret për një kartolinë ???
Sigurisht tek këto pergjigje mbetem i pagojë, dhe sidomos tani, 03.18 AM, thellësisht i përgjumur.. POR ... me kërshërine më të madhe per tju degjuar ju....
Dhe ju keni folur me imazhet tuaja, të cilat i kam ndjekur pa gjetur ende një përgjigje !

A mund të jetë vallë kartolinë ; Një qen anonim? Një memorje personale e stinës verore ? Një abstraksion koloristik? Apo rrugë të humbura në Europë? Nje adoleshente e panjohur ??

Cfarë është vallë nje kartolinë ??!!! Cfarë percjell? Cfare sjell? Cfarë dërgon?

POR, pa i hyre filozofisë e cila nuk ju pëlqen....Studentë te dashur, ju e dini që unë pres më tepër,
Ornela, Blerta, Brilanta, te tjerë, të gjithë ju... studente te shkollës apo dashamirës...

Synimi ynë nuk është thjesht e vetëm të gjejmë nje foto te bukur, as të nisim një urim.. por tju vëmë të MENDONI, të LEVIZNI, të KAPERCENI përtej ballkonit të shtepisë, të FOTOGRAFONI, të percillni më tepër se sa një foto e bukur, më tepër se një mesazh, te "ngrini" nje domethënie aty, të përjetëshme... Të ndërthurni simbolikën njerëzore në një ........

Kush nga ju di ti japë nje kuptim jo vetëm vizual por edhe verbal mesazhit tim të humbur?????

Kush nga ju e bën më mire ne keto ditë qe kanë mbetur?

Bevis Fusha

Saturday, December 13, 2008

KONKURSI / THE COMPETITION




Blerta Kambo, eshte nje nga pjesemarreset ne konkursin tone per kartolinen e vitit 2009. Nxitoni te votoni, dhe mos harroni, deri ne dt 15 dhjetor ne mund te presim propzimet tuaja per kartolina. Ne dt 20 dhjetor do te shpallet fituesi i kartolines ne blogun tone. Votimi eshte i hapur.

Blerta Kambo, is one of the partecipants in our competition for the best post - card fot 2009. Please start to vote, and dont forget, we can wait for your proposals until 15 december. At 20 december we are going to anounce the winner in our blog page. Voting is open.