
Duke parë kalimthi nga porta e hyrjes sallën e Galerisë së Arteve ku qëndronin të ekspozuara disa foto të fotografit Ivo Pervan më erdhi ndërmend kjo foto e bërë në korrik të 2007 të cilën unë e kam arkivuar në një cep të Macintosh- it tim si të pavlerë me shpresën se një ditë do ta gjeja arsyen për të parë qartë nëpërmjet saj…
Sot teksa e rishoh në të njëjtin folder, mu rishfaq për të disatën herë pikëpyetja e pashmangshme mbi natyrën e kësaj fotoje të cilën dua ta ndaj me ju të dashur studente;
“Cfarë vlerash ka fotografia e peisazhit natyror dhe ku qëndron bukuria apo vlera e imazheve të tilla për ne humanët”?
Do të doja të dëgjoja përgjigjet tuaja! Faleminderit
Foto; Varkat, Durrës, Korrik 2007 © Bevis Fusha / Anzenberger