
Te nderuar pjesemarres dhe vizitore te konkursit tone te kartolines.Ju falenderojme shume per pjesemarrjen tuaj ne blogun tone si me komentet dhe me fotografite qe keni sjelle. Stafi yne e vlereson shume kete gje. Per ne eshte shume e rendesishme qe nje fotografi te behet objekt debatesh, te diskutohet dhe te hidhen mendime te reja mbi te. Ky ka qene dhe nje prej qellimeve pse ne e vendosem kete konkurs nepermjet blogut tone. Nje falenderim i vecante shkon per Sibel Pipa, Brilanta Kadillari, Arian Vyshka, Blerta Kambo, Eni Turkeshi sepse ishin ata qe guxuan te vendosnin nen komentet e publikut fotografite e tyre. Dhe kjo nuk eshte pak.
Data e shpalljes se fituesit u shty pak pasi pame se kishim prurje te reja dhe keshtu qe menduam te limin dhe pak kohe per komentet perkatese.
Fotografia fituese eshte ajo e realizuar nga studentja jone Ornela Muka. Vajza ne Orosh eshte fotografia e cila eshte votuar dhe komentuar me shume prej jush, por qe i bashkengjitet edhe opinionit te stafit tone pasi eshte nje fotografi e cila percjell tek publiku pak arome Shqiperie.
Na vizitoni here pas here pasi ne do te kemi evenimente te reja per ju.
Ju falenderojme te gjithe per kohen dhe pjesemarrjen.